Stili i qëndrueshëm: Të rinjtë kundër mbeturinave të tekstilit në Maqedoninë e Veriut

Publikuar: 3 mar 2026 Koha e leximit: 4 minuta

Vesna, mësuese nga Maqedonia e Veriut, jetën e saj ia ka kushtuar modës. Në vend që të shëtisë nëpër butikë dhe qendra tregtare, ajo ulet para makinës qepëse dhe mbeturinat e tekstilit dhe veshjet e vjetra i shndërron në dizajnë unik dhe të qëndrueshëm. 

Stili i qëndrueshëm: Të rinjtë kundër mbeturinave të tekstilit në Maqedoninë e Veriut
© Foto: People in Need

Vesna mori pjesë në trajnimin tonë për krijimin e bizneseve në kuadër të ekonomisë qarkulluese dhe ajo tani ndan njohuritë e saj të sapopërvetësuara me nxënësit e saj. Ajo i mëson ato rreth modës së qëndrueshme me pasion dhe energji të madhe.

Klasa ku u takuam me Vesnën i ngjan një punëtorie kreative. Çdo bankë është e pajisur me makinë qepëse. Mbi tavolinën në mes të klasës gjenden pëlhura të ndryshme dhe murrët janë të dekoruara me fotografi fustanesh. Ky është ambienti ku Vesna jep mësim për më shumë se 17 vite.

“Ligjëroj tema të ndryshme, jo vetëm orë praktike, siç është qepja dhe dizajnë, por gjithashtu edhe teori lidhur me materiale të ndryshme dhe modë të qëndrueshme. E përfshij të gjithë ciklin, nga materiale të lëndës së parë deri te produkti final,” sqaron Vesna. 

Shkollat dhe organizatat lokale që ndërmarrin iniciativa të tyre

Ajo gjithë jetën ka pasur interes për krijimin e veshjeve. 

"Që kur kam qenë shumë e re, kam ridizajnuar veshje dhe kam krijuar copa unike për veten time. E qepa fundin tim të parë kur isha në klasën e katërt. Të gjithë u habitën kur u thashë se e kisha krijuar vetë," thotë ajo.

Ndërsa Maqedonia e Veriut punon për të zgjidhur çështjen e menaxhimit të mbeturinave, ne mbështesim shkollat dhe organizatat lokale në iniciativat e tyre për ekonominë qarkulluese.

"Problemi me menaxhimin e mbeturinave në Maqedoninë e Veriut është një nga çështjet më të mëdha që rrezikon jetën e qytetarëve. Së bashku me tri organizata lokale, mbështesim transicionin e vendit drejt ekonomisë qarkulluese," thotë Sunçica Kostovska Petrovska nga organizata "People in Need".

Vesna ndoqi një kurs të organizuar nga ne. Ajo mori njohuri të vlefshme lidhur me ekonominë qarkulluese dhe çdo hap për hartimin e një plani të biznesit. Ajo mezi pret t'i ndajë këto njohuri me nxënësit e saj.

Mbeturinat e tekstilit gjejnë jetë të re 

Vesna po përpiqet t’i bëjë mësimet e saj praktike, interesante dhe interaktive, duke i përfshirë studentët në kërkimin e materialeve të ndryshme që mund t’i ripërdorin dhe ridizajnojnë. 

“Ne nuk mbledhim vetëm materiale të mbetjeve, por bashkëpunojmë edhe në mënyrë aktive me kompanitë e tekstilit në zonë, të cilat na japin copat e pëlhurës të cilat përndryshe do t’i hidhnin”, thotë Vesna.

Nxënësit inkurajohen të përdorin kreativitetin e tyre dhe të prodhojnë aksesorë, rroba dhe produkte të ndryshme të tekstilit. Ata gjithashtu mund të shesin punimet e tyre artizanale në tregun lokal dhe Vesna me krenari tregon se ata fituan çmimin për stendën më të mirë të tregut.

Vesna tregon se si studentët i perceptojnë temat e ekonomisë qarkulluese dhe qëndrueshmërisë: 

“Ne e përfshijmë temën e ndërgjegjësimit mjedisor në mësimet tona. Këtë vit, filluam një kurs mbi modën e qëndrueshme, në mënyrë që studentët të kuptojnë pasojat që i ka moda e shpejtë në mjedisin tonë. Më vjen mirë që nxënësit e kuptojnë rëndësinë e kësaj teme dhe në vend që të blejnë rroba të reja, ata i arnojnë ose ridizajnojnë të vjetrat”.

Mësimdhënia lidhur me modën e qëndrueshme për disenjatorët e ardhshëm të modës 

Në klasën ku jep mësim Vesna nxënësit janë të të dyja gjinive djem dhe vajza. Disa prej nxënësve kanë vizion të qartë se do të bëhen disenjatorë të suksesshëm, të tjerët janë vetëm të interesuar në këtë temë. 

“Ato janë të gjithë të ndryshëm, por është kënaqësi të punosh me ta, “thotë Vesna. 

Përmes mësimdhënies për ekonominë qarkulluese dhe qëndrueshmërinë në industrinë e veshjes dhe ripërdorimit të mbetjeve të tekstilit, Vesna rrit vetëdijen dhe e redukton sasinë e mbeturinave në shtetin e saj. Cila është këshilla e saj për të gjithë lidhur në lidhje me qëndrueshmërinë në modë?

“Së pari arnoje, mos e hidh. Së dyti, ridizajnoje, mos e hidh. Së treti, dhuroje, mos e hidh.” 
Projekti “Shoqëria civile dhe të rinjtë për zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm përmes ekonomisë qarkulluese në Maqedoninë e Veriut” financohet nga Bashkimi Evropian. Udhëheqës i projektit është “People in Need (PIN) në partneritet me ARNO, LEAD dhe Ekovita.
“Ky botim financohet nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e “People in Need” dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e Bashkimit Evropian. 
Author: People in Need

Artikuj të ngjashëm