“Shteti ka nevojë për ndryshim thelbësor”: Cilat i konsiderojnë të rinjtë sfida më të mëdha në Maqedoninë e Veriut?

Publikuar: 26 jan 2026 Koha e leximit: 6 minuta

Mbështetja e shoqërisë civile dhe rezistenca klimatike janë shtyllat kryesore të punës sonë. Prandaj, vendosëm të bashkëpunojmë me disa organizata joqeveritare në Maqedoninë e Veriut për të promovuar ekonomi qarkulluese dhe mbrojtje të mjedisit, parimisht në mesin e të rinjve. Maqedonia e Veriut përballet me çështje të ndryshme mjedisore dhe probleme tjera kryesisht që i tangojnë të rinjtë. I diskutuam këto çështje me një përfaqësues të njërës prej këtyre organizatave që e mbështesim dhe i dëgjuam mendimet e të rinjve nga Maqedonia e Veriut. 

“Shteti ka nevojë për ndryshim thelbësor”: Cilat i konsiderojnë të rinjtë sfida më të mëdha në Maqedoninë e Veriut?
© Foto: Sunchica Kostovska-Petrovska

Ivan Jovanov është drejtor ekzekutiv i LEAD. E themeluar në vitin 2016, kjo organizatë joqeveritare e Maqedonisë drejtohet nga disa njerëz. LEAD punon ngushtë me të rinjtë, në përforcimin e kapaciteteve dhe bashkëpunimin e tyre me të rriturit. Qëllimi i tyre i përgjithshëm është kontributi për një shoqëri më të mirë. 

Me LEAD dhe organizatat tjera në Maqedoninë e Veriut bashkëpunojmë për promovimin e ekonomisë qarkulluese dhe mbrojtjen e mjedisit mes grupeve të të rinjve. Siç thotë Ivani, këto janë disa prej temave që duhet t’i trajtojë Maqedonia e Veriut. Ai thotë,

“Ky mjedis është një problem i madh në vendin tonë. Shkupi është një qytet shumë i ndotur, veçanërisht gjatë dimrit kur duhet të ngrohen shtëpitë.” 

Përveç ndotjes, vendi përballet edhe me menaxhim joefikas të mbeturinave. Gjatë shëtitjeve nëpër zona urbane apo rurale, mund të hasen mbeturina e madje edhe depo të paligjshme. Ivani vë përmend një kontradiktë që e vëren kur flet për mbeturinat e krijuara nga banorët lokalë dhe sjelljen e tyre në jetën private. Ai thotë: 

"Kur shkon në një shtëpi në Maqedoninë e Veriut, sheh pastërti të madhe. Njerëzve nuk u lejohet të hedhin asgjë në dysheme, duhet të mbajnë rroba të mira dhe gjithçka të jetë pastër. Por, kur dalin jashtë, i hedhin mbeturinat kudo dhe nuk shqetësohen për mjedisin përreth. Dhe kjo më shqetëson." 

Siç përmend Ivani, ende mungon ndërgjegjja për mjedisin në Maqedoninë e Veriut. Sipas Ivanit edukimi për mjedisin nuk është i mjaftueshëm nëpër shkolla. Aktivistët dhe OJQ-të janë burimet parësore të informacioneve për edukimin e njerëzve rreth çështjeve mjedisore në Maqedoninë e Veriut. 

Braktisja e shtetit mund të mos jetë gjithmonë zgjedhja më e mirë

Një nga fushat më vitale të ekspertizës të LEAD-it është puna me të rinjtë dhe përforcimi i kapaciteteve të tyre dhe zhvillimi i tyre personal. Ivani thotë se afro gjysma e të diplomuarve të shkollave të mesme mendojnë për largim nga shteti, largimi i kuadrove profesionalë është një problematik me të cilën Maqedonia e Veriut duhet doemos të përballet. 

“Largimi nga shteti nuk është gjithmonë zgjedhja më e mirë”, thotë IVani, “Unë gjithmonë them se të rinjtë fillimisht duhet të përpiqen dhe nëse atëherë mendojnë se mundësitë janë të pamjaftueshme për to, atëherë të largohen.” 

Largimi i kuadrove profesionalë është një problem shumë i madh për shtetin, dhe Ivani përshkruan tre prej arsyeve më të mëdha pse të rinjtë mendojnë të largohen nga shteti. 

“Njerëzit shpërngulen për të gjetur një punë më të mirë, dhe një gjendje më të qëndrueshme politike, ose për shkal të mjedisit.”

Përveç kërkimit të një pune me pagë më të mirë ose për një karrierë më të mirë, të rinjtë nga Maqedonia e Veriut gjithashtu kërkojnë edhe të edukohen jashtë shtetit. Siç thekson Ivani, shtetet evropiane janë vendet më tërheqëse për të rinjtë nga Maqedonia e Veriut, veçanërisht Sllovenia, ku mund të studiojnë falas. Sidoqoftë, kjo nuk vlen për fushën e TI-së e cila njihet për cilësinë e lartë në Universitetin e Shkupit.  

(© Sunchica Kostovska Petrovska)

Mendimet e të rinjve i theksojnë sfidat e lartpërmendura. Kishim mundësinë t’i dëgjojmë qëndrimet e të rinjve nga Maqedonia që marrin pjesë në aktivitetet e LEAD-it. I pyetëm për sfidat më të mëdha në Maqedoninë e Veriut sipas tyre: 

 “Migrimi i të rinjve është problemi më i madh. Nuk ka kushte të mira jetese. Paga të ulëta, kosto e lartë e jetesës. Arsim dhe shëndetësi të dobët. Shteti ka nevojë për ndryshim thelbësor. Më shumë bëhet për pensionistët sesa për brezat e rinj”, thotë Teodora, 18 vjeçare. 

 “Na mungon gjallëria. Kemi njëfarë mbështetje, por nuk ka asnjë arsye bindëse për të qëndruar këtu”, thotë Marko, 16 vjeçar. 

 “Korrupsioni është problemi më i madh. Politikanëve dhe funksionarëve u intereson më shumë vetja e tyre sesa shteti. Qytetarët janë të dëmtuar, dhe është e lehtë të humbësh motivimin sepse çdogjë është e manipuluar, gjë që e bën të lehtë largimin prej shtetit. Gjërat mund të ndryshojnë, po të vijë në pushtet një legjislaturë e sinqertë dhe e mirë”, thotë Galina, 17 vjeçare. 

 “Migrimi i të rinjve. Njerëzit refuzojnë të investojnë sepse nuk ka prosperitet. Presim ndryshime gjithë kohën, por vazhdimisht kthehemi në situatën e njëjtë: nuk ka prosperitet. Nuk di nëse ndryshimi është i mundshëm”, thotë Ivani, 23 vjeçar. 

 “Integrim i pamjaftueshëm i njerëzve në jetën shoqërore dhe politike. Më shumë njerëz duhet të merren me politikat. Njerëzit duhet të mbajnë një qëndrim dhe të zgjedhin përfaqësues që i përfaqësojnë vërtet. Të rinjtë duhet të përfshihen në rrjedhat shoqërore," pohon Tomisllavi, 19 vjeçar.

Shoqëria civile është në rritje

Sidoqoftë, Ivani thekson gjithashtu disa zhvillime pozitive lidhur me rritjen e shoqërisë civile. Gjithnjë e më shumë organizatat dhe aktorët janë gati të bëhen pjesë e shoqërisë civile, gjë që është vërejtur edhe nga autoritetet kompetente. Kohët e fundit, janë krijuar disa grupe ndërqeveritare për aktorët e shoqërisë civile. Por, sipas Ivanit, deri tani, kanë funksionuar vetëm si një platformë diskutimi, dhe jo për të bërë ndryshime prej të cilave do të përfitojë shoqëria civile. 

Ivani thotë se gjatë disa viteve të fundit, paraqiten gjithnjë e më shumë aksione klimatike dhe organizata joqeveritare “të gjelbra”, si dhe aktivizëm në sektorë tjerë, siç janë të drejtat e njeriut, të drejtat e komunitetit LGBTK+, aktivizmi shëndetësor dhe fushatat për mbledhje fondesh. Ato gjithashtu e shfrytëzuan fushatën për financim grupor si pjesë e një prej aktiviteteve të tyre me nxënësit e shkollës së mesme. 

“Në kuadër të projektit tonë klimatik, i inkurajojmë nxënësit e shkollës së mesme t’i vendosin projektet e tyre në faqe për mbledhje fondesh për të siguruar resurse shtesë. Megjithëse ndoshta nuk do të mbledhin shuma të mëdha parash, ato përvetësojnë shkathtësi marketingu dhe e rrisin vetëdijen për projektet e tyre” thekson Ivani. 

Na vjen mirë që së bashku me mbështetjen e Bashkimit Evropian mund të kontribuojmë në rritjen e shoqërisë civile të Maqedonisë dhe në rritjen e vetëdijes për mjedisin. Përveç LEAD-it, mbështesim edhe OJQ tjera, promovojmë ekonomi qarkulluese dhe i përfshijmë të rinjtë lidhur me çështjet mjedisore. 

Projekti “Shoqëria civile dhe të rinjtë për zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm përmes ekonomisë qarkulluese në Maqedoninë e Veriut” financohet nga Bashkimi Evropian. Udhëheqës i projektit është “People in Need (PIN) në partneritet me ARNO, LEAD dhe Ekovita.
“Ky botim financohet nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e “People in Need” dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e Bashkimit Evropian. 
Author: People in Need

Artikuj të ngjashëm