Krusheva: Rrugëtimi i një qyteti maqedonas drejt ajrit të pastër dhe ekonomisë qarkulluese

Publikuar: 23 qer 2026 Koha e leximit: 4 minuta

Krusheva, qyteti më i lartë në Maqedoninë e Veriut, është shtëpia e “Ndiej Krushevën - Feel Krusevo”, një organizatë lokale që mbështet turizmin lokal dhe kujdeset për mjedisin jetësor. Puna e Feel Krusevo është dëshmi e fuqisë pozitive të veprimit lokal.

Krusheva: Rrugëtimi i një qyteti maqedonas drejt ajrit të pastër dhe ekonomisë qarkulluese
© Foto: Eva Mrázková

I frekuentuar nga turistë nga e gjithë bota, njerëzit i tërheq Krusheva me malet dhe natyrën e saj të bukur, si dhe mundësitë sportive, si paraglajding dhe ski. Me rritjen e popullaritetit të Krushevës, u rrit edhe nevoja për të lidhur të gjitha grupet joformale që punojnë në zhvillimin e turizmit, dhe pikërisht në këtë hapësirë lindi “Ndiej Krushevën - Feel Krusevo”.

Kush e njeh qytetin ma mirë se kryetari i komunës? 

Lefkija dhe Meri janë zemra e “Ndiej Krushevën - Feel Krusevo”. Të dyja kanë lindur në qytet dhe Lefkija është ish-kryetare e komunës së Krushevës. 

"Punojmë ngushtë me institucionet lokale për të promovuar turizmin, kulturën e Krushevës dhe veçanërisht komunitetin vllah dhe historinë e tyre," thotë Lefkija.

Komuniteti vllah ka ndikuar dukshëm mbi historinë dhe arkitekturën e Krushevës. Ata janë vendosur në qytet gjatë shekullit të 18-të. “Ndiej Krushevën - Feel Krusevo” realizoi një ekspozitë për vllahët dhe kulturën e tyre, dhe gjithashtu organizon darka tematike ku shërbejnë ushqime tradicionale, si placinta (një ëmbëlsirë tradicionale agjërimi nga Krusheva, e bërë me vaj, miell dhe ujë), pitulici (krepa shtresë-shtresë), pite me kungull dhe makalo (spec i tharë me presh).

Duke punuar ngushtë me ofruesit lokalë të shërbimeve turistike, “Ndiej Krushevën - Feel Krusevo” vuri re një problem të rëndësishëm që ndikon negativisht si në turizëm ashtu edhe në cilësinë e jetës për njerëzit lokalë: një deponi lokale. E vendosur në skajin e qytetit, deponia ndot mjedisin jetësor —veçanërisht kur digjet.

“Nëse nuk përfshihemi, mund të humbim shumë. Dëshirojmë që turistët të kthehen në qytetin tonë, dhe të mos dekurajohen nga kundërmimi i erës së keqe të deponisë”, thotë Meri.

Siç theksojnë ato, Krusheva është një ndër destinacionet më të mira për parglajding dhe tymi që vjen nga deponia përbën rrezik për ta.

Lefkija dhe Meri na thonë që për të luftuar për reduktimin e deponisë, fillimisht duhet t’i ndryshojnë shprehitë e tyre. Ky është një shembull që duhet vendosur për ta ndjekur të tjerët. 

“Plastika nuk duhet të përfundojë në deponi, dhe pikërisht këtu u përfshimë ne. I inkurajuam banorët e qytetit për t’i ricikluar mbeturinat dhe për t’i mbledhur ato veçmas. U bëjmë thirrje njerëzve për t’i ricikluar shishet e plastikës pa kapakët, që ndërmarrja jonë komunale të mund t’i shtypë ato në një makinë speciale”, thonë ato.  

Mbështetja e iniciativave për ekonomi qarkulluese 

Së bashku me partnerët tanë lokalë dhe falë Bashkimit Evropian bashkëpunojmë me shkolla, qendra rinore dhe organizata jofitimprurëse lokale për promovimin e praktikave të ekonomisë qarkulluese në shtet. 

“Problemi me menaxhimin e mbeturinave në Maqedoninë e Veriut është një prej çështjeve më të mëdha që e vë në rrezik jetën e qytetarëve, dhe si rrjedhojë krijon sfida të mëdha shoqërore dhe ekonomike”, thotë Sunçica Kostovska Petrovska nga organizata “People in Need-Njerëzit në nevojë”.

Për ta mbështetur zhvillimin e ekonomisë qarkulluese, jemi të fokusuar në reduktimin e sasisë së mbeturinave, përdorimin e mbeturinave si resurs, nxitjen e riciklimit, ripërtëritjen e tyre dhe ripërdorimin e mëtejmë të mbeturinave në kuadër të ekonomisë. Njëra pjesë e përpjekjeve tona përfshin bashkëpunimin e ngushtë me organizatat lokale siç është, “Ndiej Krushevën - Feel Krusevo”.

“Punojmë në përforcimin e kapaciteteve të organizatave shoqërore civile lokale. Gjithsej 12 organizata morën pjesë në trajnim lidhur me ekonominë qarkulluese, si dhe për përforcimin e kapaciteteve të tyre financiare dhe administrative dhe menaxhimin dhe zhvillimin strategjik. Tetë prej këtyre organizatave do të marrin mbështetje financiare për implementimin e ideve të tyre”, thotë Sunçica. 
Projekti “Shoqëria civile dhe të rinjtë për zhvillim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm përmes ekonomisë qarkulluese në Maqedoninë e Veriut” financohet nga Bashkimi Evropian. Udhëheqës i projektit është “People in Need (PIN) në partneritet me ARNO, LEAD dhe Ekovita.
“Ky botim financohet nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e “People in Need” dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e Bashkimit Evropian. 
Author: Eva Mrázková

Artikuj të ngjashëm