Ushqim i cili do të rritet për një muaj: Ekonomia qarkulluese në Maqedoninë e Veriut
Publikuar: 27 sht 2024 Koha e leximit: 5 minuta Sdílet: Sdílet článekEkovita është një organizatë e vogël joqeveritare familjare me seli në Negotinë, Maqedonia e Veriut. Organizata është e përfshirë në shumë aktivitete ekologjike, përfshirë promovimin e ekonomisë qarkulluese në prodhimin e kërpudhave. Ne bashkëpunojmë me “Ekovita” për t’i promovuar parimet e ekonomisë qarkulluese, kryesisht te të rinjtë në Maqedoninë e Veriut. Me mbështetje të Bashkëpunimit Evropian dhe organizatave tjera joqeveritare lokale, “Ekovita” do të sjellë praktika të qëndrueshme për kultivimin e ushqimit në 10 shkolla të mesme bujqësore në gjithë vendin.

Negotina është qytet i cili gjendet në pjesën qendrore të Maqedonisë së Veriut. Është e njohur si zonë prej nga vjen një prej verërave më të mira të Maqedonisë. Megjithatë, së shpejti mund të bëhet e njohur edhe për një kulturë tjetër – kërpudhat!
U takova me Kristina Todorovoa dhe babanë e saj, Sashko, kryetar i “Ekovita”, në parkun para zyrës së tyre.
Kristina thotë se që nga vegjëlia ka qenë e pasionuar ndaj natyrës dhe bujqësisë. Në fakt ajo ka ndjekur hapat e prindërve të tyre të cilët të dy kanë studiuar biologji. Ajo për herë të parë ka filluar t’i kultivojë kërpudhat kur ka qenë vetëm gjashtë vjeç. Ka diplomuar si inxhiniere e bujqësisë dhe tani është e përkushtuar plotësisht në punën e Ekovitës.
Ekovita është unike jo vetëm për shkak të llojllojshmërisë së kërpudhave që i prodhon, por edhe për shkak se është ekologjikisht e pastër. Ato i përdorin elementet e ekonomisë qarkulluese, veçanërisht kur përgatitet substrati.
Ne nuk krijojmë fare mbeturina!
Pasi të ftohet substrati, Kristina e shton miceliumin të cilin e kultivon dhe e përgatit në laboratorin e saj. Zakonisht, nuk lejon askënd brenda sepse dëshiron ta pengojë transmetimin e baktereve në laboratorin e saj, e që mund ta dëmtojë zhvillimin e mileciumit. Megjithatë, këtë herë ajo bëri përjashtim. E shihja duke bërë micelium, si në laborator mjekësor ose farmaceutik, ndërsa Kristina mbante veshje laboratorike dhe përdorte mikroskop dhe pincë.
Pasi të vendoset miceliumi në substratin dhe e gjithë përzierja në qese plastike, kërpudhave të para u duhet një deri në dy muaj të rriten.
“Ekovita” prodhon produkte të saj prej kërpudhe, siç janë pasta dhe shurupi prej kërpudhe, por gjithashtu përgatit komplete të përgatitura për kultivim dhe i mëson njerëzit si t’i kultivojnë kërpudhat e tyre. Në atë mënyrë u ndihmojnë edhe atyre që luftojnë për mbijetesë.
Së bashku me Kristinën dhe babanë e saj, vizituam një prej njerëzve që kultivojnë kërpudha nga kompletet e përgatitura. Qeset plot me substrate dhe micelium janë varur në një podrum të errët dhe me lagështi. Megjithëse nuk ishte vjeshtë, kur kushtet janë më të mira për rritjen e kërpudhave, tashmë mund të shihnim disa prej tyre duke e përshkuar qesen.
Do të punojmë me “Ekovita” dhe organizata tjera joqeveritare në Maqedoninë e Veriut për të vazhduar t’ua ofrojmë këtë mundësi familjeve. Me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, do t’i promovojmë praktikat e ekonomisë qarkulluese te të rinjtë. “Ekovita” do ta prezantojë projektin e tij për kultivimin e kërpudhave në shkolla të ndryshme në gjithë vendin dhe do t’u ndihmojë të rinjve që të mësojnë si ta kultivojnë ushqimin e tyre në mënyrë të qëndrueshme.
Kontrolli i cilësisë së ajrit, gatimi i qëndrueshëm, shikimi i yjeve dhe debati!
Megjithatë, kultivimi i kërpudhave është vetëm një pjesë e të gjitha aktiviteteve të “Ekovita”. Kujdesi i tyre kryesor është mbrojtja e mjedisit jetësor. Sepse ato e matin cilësinë e ajrit në qytetin e tyre dhe fshatrat në rrethinë me ndihmën e stacioneve matëse dhe likeneve.
Ekovita punon në mënyrë të palodhshme për ta përmirësuar mjedisin e tij. Ato gjithashtu kontribuojnë në zhvillimin e marrëdhënieve lokale dhe përfshirjen e njerëzve nga Negotina. Për shembull, babait të Kristinës i kujtohet kur kanë blerë furra solare dhe së bashku me banorët tjerë lokalë kanë gatuar ushqim të shijshëm ose natën kur janë mbledhur te kodra në parkun dhe i kanë parë yjet përmes teleskopit me fëmijët lokalë.
Njerëzit lokalë dëshirojnë ta vizitojnë vendin e tyre! Ndërsa po bëhesha gati t’i thoja lamtumirë familjes së Kristinës (dhe dy qenve të saj), arriti një grup të rinjsh për klubin e tyre të debatit të pasdites, ku mësojnë si të komunikojnë dhe t’i shprehin mendimet e tyre nën mbikëqyrjen e mësuesit. Kisha kënaqësi të qëndroj pak më gjatë me të rinjtë dhe familjen e Kristinës dhe ta shijoj ushqimin e tyre të preferuar me kërpudha – “bukovka na sonce” (kërpudha e ahut në diell), e cila është një recetë speciale e Ekovitës.