REFUGJATËT PRESIN ME ORË TË TËRA NË SHI DHE TË FTOHTË PËR HAPJEN E KUFIRIT. PIN KA FILLUAR TË MBËSHTETES VULLNETARËT ÇEK QË NDIHMOJNË REFUGJATËT NË SERBI

Publikuar: 22 tet 2015 Koha e leximit: 6 minuta
REFUGJATËT PRESIN ME ORË TË TËRA NË SHI DHE TË FTOHTË PËR HAPJEN E KUFIRIT. PIN KA FILLUAR TË MBËSHTETES VULLNETARËT ÇEK QË NDIHMOJNË REFUGJATËT NË SERBI
© Foto: PIN

Berkasovo/Bapska (22 tetor 2015) – Mijëra refugjatë qëndrojnë në një fushë me baltë, temperaturat gjatë natës bien afër zero gradë Celsius, gratë mbështesin fëmijët e tyre të vegjël për gjoksin e tyre. Në shi, në të ftohtë dhe erë, ata presin me orë të tëra për hapjen e kufirit kroat, që ata të mund të lëvizin një hap më tej në rrugëtimin e tyre nëpër Evropë. Sirianët, afganët, irakianët dhe të tjerët shpesh ikin nga lufta dhe persekutimi. Ata kanë javë që udhëtojnë dhe kanë bërë një udhëtim të rrezikshëm nëpërmjet detit Mesdhe. Rruga e tyre tani është bllokuar nga pamundësia e vendeve evropiane për të rënë dakord mbi një strategji të përbashkët - futja e ngadaltë e refugjatëve në Slloveni, bën që Kroacia të lejojë gjithashtu më pak njerëz në të, dhe shpesh edhe të bllokoj hyrjen e tyre.

Kjo duket qartë në vendkalimin kufitar Berkasovo/Bapska midis Serbisë dhe Kroacisë. Situata u bë kritike të dielën dhe të hënën kur tre mijë persona prisnin në anën serbe të kufirit në shi dhe nuk kishin ku të futeshin. "Njerëzit qëndruan këtu në baltë dhe shi për dymbëdhjetë, katërmbëdhjetë orë, fëmijët flinin në paleta druri të mbuluara vetëm me mbuloja plastike ose batanije. Në të njëjtën kohë, autobusët serbë vazhdonin të sillnin më shumë njerëz" përshkruan situatën Jan Pejřil, koordinator i ndihmës humanitare nga PIN.

#~ galeria-1357 ~#

Situata nuk është përmirësuar shumë që nga atëherë. “Ende ka 1,000 deri në 1,500 persona këtu që presin në pikën e kontrollit me Kroacinë. Shumica e njerëzve zakonisht nuk e kanë idenë se ku janë dhe pse nuk mund të vazhdojnë. Ata shpesh nuk kanë veshje apo këpucë të ngrohta. Familjet ndahen në turmë. Të paktën tani pushoi shiu, " thotë Jan Pejřil. “Për më tepër, njerëzit ndonjëherë humbasin ndjenjat. Ne na është dashur të mbartnim një person jashtë me shtrat. Mbrëmë ne po ndihmonim një vajzë të vogël që humbi prindërit e saj dhe po endej nëpër fushë, ose një grup personash që po ndihmonin një vajzë të re të verbër, " shton ai, duke e ditur se me afrimin e dimrit gjërat do të përkeqësoheshin.

PA VULLNETARËT ÇEKË NUK DO T’IA DILNIM DOT

Edhe pse autoritetet serbe po monitorojnë situatën, ndihma ofrohet vetëm nga vullnetarët çekë, të cilët kanë ndihmuar këtu për disa javë, duke u ofruar refugjatëve çaj, ushqim, veshje të ngrohta, mbledhjen e plehrave. Ata kanë sjellë edhe tenda dhe ndriçim. Para ngadalësimit aktual në marrjen e refugjatëve, ata gjithashtu kanë menaxhuar një sistem stacionesh që parandalonte turma të mëdha njerëzish të nxitonin drejt kufirit të gjithë përnjëherë, dhe kështu parandalonin konfliktet e mundshme me policinë që ruante kufirin.

#~gallery-1356~#

Si vullnetarë ne kishim një kontroll mbi situatën kur ky ishte një vendkalim kufitar, të cilin njerëzit e kalonin dhe ku nuk qëndronin gjatë. Tani është më shumë si një kamp refugjatësh - mbrëmë këtu kanë fjetur 700 persona . Ne nuk mund të sigurojmë shëndetin ose sigurinë e tyre në këto kushte. Bëhet tollovi, është e rrezikshme për fëmijët e vegjël dhe të moshuarit," thotë koordinatori vullnetar Jan Skalík. Ne kërkojmë nga organizatat humanitare dhe autoritetet shtetërore që të shtojnë prezencën e tyre. Ne i mirëpresim serbët nëse ata duan të na bashkëngjiten si vullnetarë. Deri më tani, ata na kanë premtuar mundësinë për të vendosur tenda për nënat me fëmijë, dhe po na ndihmojnë me pastrimin," shton ai.

Sipas Skalík, aktualisht janë 42 vullnetarë, kryesisht nga Republika Çeke. Përpjekjet e tyre kryesisht fokusohen në atë që njerëzit të mos kanë të ftohtë dhe të jenë të qetë. Natën, ata shpërndajnë çaj, veshje dhe këpucë. Ata përpiqen të flasin me refugjatët dhe t'i mbajnë ata të qetë.

Vullnetarët çekë po bëjnë shumë punë. Ata janë ndër të paktët persona që këtu ofrojnë ndihmë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Shumica e OJQ -ve largohen gjatë natës. Ndërsa pikërisht gjatë natës arrin numri më i madh i refugjatëve," thotë Jan Pejřil nga PIN, i cili filloi të ofrojë mbështetje për vullnetarët në terren. PIN kanë filluar të punojnë në pikën kufitare në fillim të tetorit. Ata blenë një gjenerator, telefona, dhe morën me qira një shtëpi ku vullnetarët të mund të flenë. "Ne gjithashtu kemi krijuar një sistem komunikimi midis zyrave të qeverisjes lokale, vullnetarëve dhe OJQ-ve," shton Pejçili.


PIN gjithashtu ndihmon rreth problemeve më të vogla, siç janë fuçitë e ujit, karburanti për gjeneratorë, gotat e plastikës për çaj, dritat ose rregullimi i gjeneratorëve. "Në ditët në vijim, duam të fillojmë t'u ofrojmë vullnetarëve mbështetje financiare për kostot operuese, gjithashtu për të blerë më shumë çaj, gota plastike dhe sheqer ose stola për tendat ku mund të futesh dhe të qëndrosh në këmbë," thotë Jan Pejřil.

NJË ZGJIDHJE DO TË ISHIN TENDAT E NGROHTA PËR PERSONAT MË NË NEVOJË

Përkundër gjithë punës që është duke u bërë, situata për refugjatët është ende mjaft e rëndë. "Ndërsa presin, njerëzit kanë nevojë para së gjithash për tenda të ngrohta dhe me ndriçim, dhe një sistem sanitar. Kjo do të ndihmonte në organizimin e një kampi, ku njerëzit do të mund të gjenin strehë. Aktualisht ekzistojnë tualetet të vendosura nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR)," thotë Jan Pejřil, duke shtuar se ai po përpiqet të marrë me qira një ngastër nga fermerët lokal, ku mund të ngrihen lavamanë, tenda për më të cenuarit ose një pikë kontakti për familjet e ndara.

PIN janë duke i ndihmuar refugjatët në Serbi dhe Maqedoni që nga shtatori. Përmes partnerëve lokalë, ajo u siguron refugjatëve pako ushqimore dhe sanitare, por mbi të gjitha ofron ndihmë ligjore dhe psikologjike dhe informacion bazik. “Vetëm në Serbi, partnerët tanë u kanë ofruar ndihmë tashmë tre mijë personave. Për shembull, në tetë raste, ata ndihmuan të miturit të gjejnë familjet e tyre. Në Maqedoni, organizata jonë partnere është e fokusuar në këshillim, ndërsa nga tetori, PIN filluan të kujdesen për pastrimin e mbeturinave rreth kampit të refugjatëve pranë Gjevgjelisë. Ne planifikojmë të fillojmë të ofrojmë batanije ose stufa të lëvizshme," thotë koordinatorja e PIN në Serbi dhe Maqedoni, Emanuela Macková. PINkanë lëvruar 3 milionë koruna për ndihmë të menjëhershme për refugjatët në Ballkan, nga fondi humanitar Club of Friends of People in Need.

Situata mbetet e rëndë. Sipas autoriteteve lokale, vetëm në njëzet ditët e para të tetorit, më shumë se 100,000 refugjatë kanë hynë në Serbi. Gratë dhe fëmijët përbëjnë një të tretën e këtyre personave. “Me afrimin e dimrit, situata do të përkeqësohet. Në vende si Berkasovo/Bapska është shumë e mundur përhapja e sëmundjeve të frymëmarrjes. Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme të sigurohet ndihmë humanitare, të sigurohen tenda të ngrohta, ndihmë mjekësore, qasje në higjienë, ujë të pijshëm dhe ushqim për tërë rrugën," thotë Emanuela Macková.

NDIHMA QË OFROHET NGA PIN NË BALLKAN

PIN janë aktiv në Ballkan që nga luftërat në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Kosovë në vitet 1990. Në Kosovë, ata aktualisht përqendrohen në bashkëpunimin me organizatat që ndihmojnë njerëzit e verbër dhe të shurdhër, si dhe në promovimin e të drejtave të personave me çrregullime mendore dhe mbështetjen e arsimit gjithëpërfshirës për fëmijët e pakicave. Në Serbi, PIN është e fokusuar në ofrimin e shërbimeve për njerëzit me çrregullime mendore. Kjo organizatë avokon sigurimin e strehimit të mbrojtur të veçantë për klientët e institucioneve të personave me aftësi të kufizuara mendore në qytetin e Veliki Popovac. Në Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe në Serbi ajo gjithashtu ka ndihmuar gjatë përmbytjeve që goditën të dy vendet në maj 2014.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:

Emanuela Macková, refugees aid coordinator for PIN in Macedonia and Serbia, +420 778 489 537 Emanuela.Mackova@clovekvtisni.net

Jan Pejřil, humanitarian aid coordinator for PIN on the Serbian-Croatian border, +381649395957 Jan.Pejril@clovekvtisni.net

Marie Heřmanová, press officer and coordinator of Czech volunteers (Prague), +420 603 206 655

Autor: PIN

Artikuj të ngjashëm