PIN NË MAQEDONI DHE SERBI PËRKRAH ORGANIZATAT QË I OFROJNË REFUGJATËVE NDIHMË MATERIALE, PSIKO-SOCIALE DHE LIGJORE
Publikuar: 28 gush 2015 Koha e leximit: 7 minutaSubotica, Gevgelija, Prague (28 August 2015) – Refugjatët nga Siria, Afganistani dhe Iraku gjithnjë e më shumë po nisen drejt Bashkimit Evropian nëpërmjet Greqisë, Maqedonisë, Serbisë dhe Hungarisë. Ata shpesh përjetojnë javë të tëra të migrimit rraskapitës, trajtim mizor nga trafikantët e qenieve njerëzore, udhëtim të rrezikshëm përtej detit ose trajtim të pakëndshëm nga zyrtarët e patrullës kufitare dhe policia. Pa ditur gjuhën ose legjislacionin në një mjedis të huaj, ata bëhen lehtësisht viktima të bandave të trafikimit të njerëzve, ryshfetit dhe formave të tjera të abuzimit.
Javët e fundit, punonjësit e Fondacionit “People in Need” (PIN), kanë kryer një studim të detajuar të situatës drejtpërdrejt në Maqedoni dhe Serbi, bazuar në të cilën PIN ka vendosur të lëvrojë menjëherë 1.7 milion CZK nga fondi humanitar i The People in Need Club of Friends për të ndihmuar refugjatët. "Dy OJQ partnere maqedonase dhe një serbe do t'u sigurojnë nevojtarëve më të mëdhenj në mesin e refugjatëve, ujë dhe ushqim, ndihmë psikosociale, dhe ligjore si dhe informacion në lidhje me rreziqet siç janë bandat e trafikimit të qenieve njerëzore. Ne jemi duke u fokusuar kryesisht në mbrojtjen e grave dhe fëmijëve," shpjegon Koordinatorja e PIN Emanuela Macková, e cila ka vëzhguar situatën në vend. PIN tashmë ka shpërndarë ndihmë ushqimore për 150 refugjatë, kryesisht gra dhe fëmijë, në Serbinë veriore.
Për ndihmë ne po përdorim fondin humanitar te People in Need Club of Friends, në të cilën mund të kontribuoni duke dërguar një donacion në llogarinë bankare 445544/0300, IBAN: CZ09 0300 0000 0000 0044 5544. Për të lexuar më shumë rreth ndihmës sonë për refugjatët në Ballkan klikoni KETU
#~gallery-1343~#
RRUGËTIMI I REFUGJATËVE PËRMES MAQEDONISË DHE SERBISË
Nga Greqia, refugjatët kryesisht marrin transportin publik deri në kufirin maqedonas, të cilin e kalojnë në këmbë. Sipas zyrtarëve, kufiri çdo ditë kalohet nga 2,000 persona. "Pas një udhëtimi në këmbë që zgjat disa orë, ata regjistrohen, dhe pastaj kanë 72 orë për të kaluar tranzit nëpër vend, gjatë rrugës së tyre për në Serbi. Trenat dhe autobusët e stërmbushur, të organizuar nga autoritetet lokale, i çojnë ata në kufirin me Serbinë, të cilin ata përsëri e kalojnë në këmbë," shpjegon Emanuela Macková. "Në jug të Serbisë, disa persona pastaj shkojnë në një qendër në Preshevë, ku regjistrohen dhe ku mund të kalojnë një natë. Megjithatë, qendra ka një numër shumë të kufizuar shtretërish për personat e sëmurë dhe për nënat me fëmijë të vegjël. Të tjerët flenë në qiell të hapur ose në tenda, nëse kanë tenda me vete," thekson Emanuela Macková.
Më pas ata udhëtojnë me autobus për në Beograd, ku refugjatët zakonisht qëndrojnë për disa ditë në mënyrë që të rimarrin forcën e tyre për pjesën tjetër të udhëtimit. “Disa flenë në hostele, por shumica e tyre e kalojnë natën në parqe. Aktualisht çdo ditë, njëzet autobusë plot me refugjatë mbërrijnë nga Beogradi në Kanjiža në veri të vendit, ku ekziston një qendër tjetër për refugjatët, ndërsa të tjerët mbërrijnë me makinë ose taksi," sqaron Emanuela Macková, duke shtuar se prej andej njerëzit nisen drejt kufirit hungarez pas një pushimi të shkurtër. Edhe pse këta njerëz kryesisht kanë fjalë të mira se si trajtohen nga serbët, ka pasur edhe disa raportime të rasteve kur policia serbe u ka kërkuar ryshfet.
"Për shumicën e refugjatëve, vendet e destinacionit janë Gjermania, Suedia ose Austria. Ata janë të shqetësuar për ndërtimin e një rrethoje përgjatë kufirit me Hungarinë dhe për veprimet e zyrtarëve të patrullës kufitare hungareze, por ata gjithashtu e dinë se gjithmonë është e mundur të hedhësh një xhaketë mbi rrethojën me tela, ta presin atë ose thjesht të shkojnë anash saj", shpjegon Emanuela Macková, e cila shton se vetëm disa njerëz mbesin në Serbi.
DHJETËRA MIJËRA REFUGJATË NË MUAJ, SHUMICA SIRIANË
Sipas autoriteteve serbe, 80,000 refugjatë kanë kaluar nëpër Serbi që nga janari, por numrat po rriten çdo muaj dhe, sipas Komisionit të Lartë të OKB -së për Refugjatë (UNHCR), më shumë se 29,000 persona e kanë bërë këtë në korrik. Shumica prej tyre, gati 20,000, po iknin nga Siria e shkatërruar nga lufta, përveç refugjatëve nga Afganistani dhe Iraku të goditur nga konflikti. Situata në Maqedoni është e ngjashme. Vetëm nga 19 qershori deri më 25 gusht, 45,000 refugjatë kanë kaluar nëpër këtë vend. Shumica prej tyre ishin sirianë (37,000 persona), të ndjekur nga afganët, irakianët si dhe pakistanezët, palestinezët dhe persona nga vende të tilla si Bangladeshi, Republika Demokratike e Kongos, Nigeria, Kameruni dhe Eritrea.
Raporti i burrave, grave dhe fëmijëve gjithashtu po ndryshon. "Ndërsa më parë gratë dhe fëmijët përbënin 10-15% të refugjatëve, tani ata përbëjnë rreth 30%," vlerëson Emanuela Macková. Nuk ka statistika zyrtare. "Kjo është shpesh për shkak të faktit se familjet shpesh kontribuojnë për udhëtimin e një anëtari të familjes dhe shpresojnë që pasi atij/asaj t'i jepet azil, ata të mund të përdorin të drejtën për bashkim familjar. Kështu, kryesisht burrat nisen për udhëtim," shton Emanuela Macková. Ajo gjithashtu shpjegon se pasi kalojnë muaj në udhëtimin e tyre, njerëzit janë më optimistë, sepse ata kështu kanë lënë pjesën më të madhe të udhëtimit prapa tyre, dhe e dinë që destinacioni i tyre është afër, dhe shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
SHUMICA E PERSONAVE JANË REFUGJATË, JO EMIGRANTË EKONOMIK
"Shumica e këtyre personave po ikin nga lufta ose konfliktet e mëdha, dhe për këtë arsye ata janë refugjatë, jo emigrantë ekonomik. Ata kanë udhëtuar me javë dhe kanë vërtet nevojë për ndihmë themelore humanitare, psikosociale dhe juridike," shpjegon drejtori i Seksionit Humanitar dhe Zhvillues të PIN Jan Mrkvička. "Ne do të ofrojmë ndihmë së bashku me partnerët tanë, për personat më të prekshëm, kryesisht gratë, fëmijët dhe të moshuarit," shton ai.
Ai nuk është i shqetësuar për ndihmën që u ndihmon refugjatëve të tjerë gjatë udhëtimit të tyre. "Debati që po zhvillohet në Republikën Çeke për refugjatët shpesh neglizhon një fakt bazë. Këta njerëz kryesisht po ikin nga rreziku i vdekjes, dhe meqenëse, për shembull, ne punojmë në Siri dhe Afganistan, ne e dimë se ky udhëtim është ndërmarrë kryesisht nga ata që me të vërtetë nuk kanë alternativë tjetër. Për shembull, sa i përket Sirisë, shumica e banorëve të saj kanë mbetur në një vend të goditur nga lufta ose në kampe jashtë kufijve të Sirisë, ku ne gjithashtu po përpiqemi t'i ndihmojmë. Fatkeqësisht, e vetmja gjë që ne mund të arrijmë të bëjmë është të lehtësojmë vuajtjet e këtyre njerëzve më nevojtarë dhe t'i mbrojmë ata nga rreziku i abuzimit të mëtejshëm," vazhdon ai.
Fondacioni "People in Need” po i siguron organizatës Legis në jug të Maqedonisë, burime për shpërndarjen e ushqimit dhe ujit për nevojtarët dhe po ndan përvojën e saj me organizatat e ndihmës humanitare. Ata gjithashtu do të bëjnë presion për regjistrimin sa më të shpejtë të mundshëm të refugjatëve. "Një organizatë tjetër partnere, La Strada, do t'u sigurojë refugjatëve informacion kryesisht për të drejtat e tyre, rreziqet e bandave të trafikimit të qenieve njerëzore dhe abuzime të tjera, dhe ata do të zgjidhin rastet individuale me autoritetet përkatëse. Ata gjithashtu do të fokusohen në mbrojtjen e grave, fëmijëve, të sëmurëve dhe të moshuarve," thekson Emanuela Macková .
Në Serbinë veriore, partnerët nga Qendra Humanitare për Integrim dhe Tolerancë (HCIT) janë të fokusuar në shpërndarjen e ujit dhe ushqimit dhe ofrimin e aktiviteteve të kohës së lirë për fëmijët, si dhe ofrojnë ndihmë psikosociale për njerëzit brenda dhe jashtë kampeve. Fondacioni People in Need, tashmë ka ofruar ndihmën e parë për refugjatët. "Në një fabrikë të braktisur në Suboticë, përmes së cilës qindra persona udhëtojnë çdo ditë, ne kemi shpërndarë ujë, fruta dhe biskota për 150 refugjatë, kryesisht gra dhe fëmijë, thotë" Emanuela Macková.
NDIHMA QË OFROHET NGA FONDACIONI PIN NË BALLKAN
PIN ka qenë aktivisht e përfshirë në Ballkan që nga luftërat në Bosnjë dhe Kosovë në vitet 1990. Në Kosovë, ajo aktualisht bashkëpunon me organizatat që ndihmojnë personat që kanë probleme me shikim dhe dëgjim, duke mbrojtur të drejtat e personave me aftësi të kufizuara mendore, dhe duke mbështetur arsimin gjithëpërfshirës të fëmijëve të pakicave etnike. Në Serbi, ajo fokusohet në ofrimin e shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara mendore. Ajo mbështet projekte që ofrojnë strehim të sigurt për klientët e një institucioni të personave me aftësi të kufizuara mendore në Veliki Popovac. Si në Bosnjë ashtu edhe në Serbi, organizata gjithashtu ofroi ndihmë gjatë përmbytjeve që prekën këto vende në vitin 2014.
Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni:
Emanuela Macková, People in Need Coordinator, i cili vizitoi Serbinë dhe Maqedoninë, +420 778 489 537 Emanuela.Mackova@clovekvtisni.net
Hana Daňková, Media Coordinator for the Migration Programme, +420 775 443 607 Hana.Dankova@clovekvtisni.net