Dita e Tokës: OJQ Pionere për avanacimin e ekonomisë qarkore
Publikuar: 22 pri 2024 Koha e leximit: 3 minutaNdryshimet sociale dhe teknologjike duket se ndodhin brenda natës, ato vijnë si rezultat i punës së palodhshme të ekipeve të përkushtuara. Në Kosovë, Let’s Do It Peja (LDIP) shpërfaq këtë angazhim në mënyrë të qëndrueshme. Duke i paraprirë një ndryshimi revulucionar, LDIP po i prinë avancimit të ekonomisë qarkore, duke synuar mbrojten e mjedisit dhe duke nxitur njëkohësisht edhe rritjen ekonomike.
Në krye të LDIP është Urim Xharavina, një vizionar i dedikuar për praktika të qëndrueshme që janë po aq të gjera sa malet që rrethojnë Pejën. Nën drejtimin e tij, LDIP në partneritet me People In Need, është pjesë udhëheqëse e Projektit të Ekonomisë Qarkore për Tranzicion të Gjelbër. E mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, kjo nismë synon jo vetëm të reformojë por edhe të revulucionarizojë qasjen e Kosovës ndaj mbetjeve veçanërisht duke u përkushtuar në çështjen e mbetjeve të tekstilit.
"Qëllimi ynë është ambicioz," thotë Urimi.
"Deri 2030, synojmë të zhdukim plotësisht mbetjet e tekstilit, si ndotësin e katërt më të madh në vendin tonë."
Mbetjet e tekstilit jo vetëm që janë problem në Kosovë, por ato përfaqësojnë edhe një rrezik global për mjedisin. Çdo vit, nga 100 miliardë veshje të prodhuara, 92 milion hidhen në deponi, sasi kjo ekuivalente me hedhjen e një ngarkese të kontinjerit me mbetje të tekstilit për sekond. Nëse ky trend vazhdon, mbetjet e trendeve të shpejta parashihet të tejkalojnë vlerën e rreth 134 milion tonë në vit deri në fund të kësaj dekade.
"Fokusimi tek mbetjet e tekstilit rezultoi të ishte zgjedhja e duhur," shpjegon Urimi. "Ishte një pikë kthese për ne që donimin të demonstronim që mbeturinat mund të shndërrohen në pasuri."
Nga mbetjet në modë
Për të zvogëluar sasinë e mbetjeve, LDIP ka zbatuar një qasje praktike me komunitetin në qendër. Ata kanë vendosur kuti grumbullimi në lokacione strategjike nëpër Prishtinë, Pejë dhe Gjakovë ku qytetarët mund të dhurojnë rrobat e padëshiruara. Materialet e mbledhura nisin një udhëtim transformimi – rrobat në gjendje të mirë zëne vend në radhët e rafteve, duke nxitur një kulturë të ripërdorimit.
Materialet e papërshtatshme për rishitje nuk hidhen; përkundrazi, ato nxisin kreativitetin.
"Ne bashkëpunojmë me studentë të shkollave të artit për t’i shndërruar këto rroba në artikuj mode apo çanta pëlhure,” thotë Urimi.
Kjo nismë jo vetëm që minimizon mbetjet e tekstilit, por ndihmon zhvillimin e një ekonomi krijuese. Bashkëpunimi i LDIP me shkollën e arteve pajisë gjeneratën e ardhshme të stilistëve të modës me shkathtësi për t’u treguar të ndërgjegjshëm ndaj mjedisit.
Duke eksploruar më tej potencialin, LDIP është pionier në prodhimin e pllakave dhe tullave inovative nga materiale që nuk mund të përdoren më. Këto produktet aktualisht janë në fazën e demostrimit, premtojnë veti të shkëlqyera izoluese, termike dhe akustike. Megjithatë, prodhimi në shkallë më të madhe varet nga financimet e mëtejshme për analizë të materialit.
Potenciali i pazbuluar i mbetjeve
Ndërsa Dita e Tokës nxit reflektimin mbi ndikimin mjedisor, thirrja e Urimit për veprim është e qartë:
Ai thekson rolin kritik të të rinjëve, përspektivat e reja dhe idetë inovative të cilat janë jetike për nxitjen e ndryshimit.
Nëpërmjet nismave si ajo e udhëhequr nga LDIP, gjatë Ditës së Tokës përcjellet mesazhi se kujdesi dhe qëndrueshmëria mjedisore janë të arritshme.
Në Kosovë, interesat ekonomike dhe mjedisore jo vetëm që janë në linjë, por edhe përforcohen reciprocikisht duke shfaqur potencial për të ardhmen. Në Ditën e Tokës, LDIP qëndron si një fener shprese dhe një model për zhvillim të qëndrueshëm, duke dëshmuar se veprimet e vogla mund të bëjnë vërtet ndryshime madhore.
Rreth projektit: Projekti Ekonomia Qarkore për Tranzicion të Gjelbër është një iniciativë tre vjeçare që kontribuon drejt tranzicionit në një ekonomi qarkore në Kosovë. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Çeke dhe zbatohet nga People in Need dhe Let’s Do It Peja!.