KRYETARËT E KOMUNAVE NGA BOSNJA DHE HERCEGOVINA MËSOJNË NGA ÇEKËT

Publikuar: 23 korr 2019 Koha e leximit: 3 minuta

Në mes të korrikut, përfaqësuesit e komunave Laktashi, Maglaj, Livno dhe Jezero vizituan Republikën Çeke për gati një javë. Klasifikimi i mbeturinave, riciklimi dhe burimet e qëndrueshme të energjisë ishin çështjet për të cilat ata ishin më të interesuar. Ata u frymëzuan nga ajo që panë në komunat çeke, të cilat janë ballafaquar me sukses me probleme të ngjashme si ato në Bosnjë dhe Hercegovinë.

KRYETARËT E KOMUNAVE NGA BOSNJA DHE HERCEGOVINA MËSOJNË NGA ÇEKËT
© Foto: Iva Svobodová

Bosnja dhe Hercegovina mund të mësoj nga Republika Çeke - p.sh. si të përmirësohet qeverisja e mirë, si të veprohet për menaxhimin e mbeturinave dhe si të përfshihen qytetarët në zhvillimin e komunave.

Së pari, kryetarët e komunave shkuan në Pragë ku u takuan me z. Aleš Dresler nga Rrjeti Kombëtar i Qyteteve të Shëndetshme të Republikës Çeke. Shoqata KOKOZA u siguroi kryetarëve të komunave informacion të vlefshëm në lidhje me kompostimin.

Pas kësaj, kryetarët e komunave vizituan Kněžice, e cila ka statusin e komunës së parë vetë-mbështetëse energjetike në Republikën Çeke. Milan Kazda, Kryetari i Komunës së Knežice-s, foli për shfrytëzimin e bio-mbetjeve nga gropat, në mënyrë që të mos ndërtohet asnjë sistem i veçantë i ujërave të zeza. Ky është një informacion i dobishëm, pasi sistemet e ujërave të zeza nuk janë shumë të zakonshme në qytetet e vogla boshnjake dhe as sistemet e ngrohjes qendrore. Falë zgjidhjes së saj të zgjuar, Kněžice kursehet nga deri në 11 mijë tonë emetime të CO2-shit çdo vit, të cilat përndryshe do të prodhoheshin nga qymyri.

Kryetarët e komunave të Bosnjës patën mundësinë të shohin impiantet e biogazit dhe makinat e peletit. Pesëdhjetë përqind e Bosnjës dhe Hercegovinës është e mbuluar me pyje, prandaj ndarja e përvojave lidhur me atë se si të përdoren ashklat e drurit në mënyrë efektive është vendimtare për rritjen e mëtejshme ekonomike të qyteteve boshnjake.

Pas Kněžice-s, kryetarët e komunave vizituan Šumperk-in dhe Zlín-in ku mësuan për standardet çeke që kanë të bëjnë me menaxhimin e mbeturinave, nismat evropiane të grupeve të veprimit lokal (GLV) dhe trendët aktuale në menaxhimin e ujërave.

Ne jemi përqendruar në ndarjen e përvojës në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm. Zyrtarët çekë dhe boshnjakë mund të mësojnë nga njëri -tjetri, prandaj ne organizuam një mundësi që ata të takoheshin. Objektivi ynë kryesor është të përmirësojmë organizimin dhe metodat e punës së autoriteteve lokale, por gjithashtu të mbështesim bashkëpunimin ndërkombëtar midis dy vendeve," theksoi Iva Svobodová, Koordinatore e Projektit të PIN -it në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Kryetarët e komunave nga Bosnja mësuan se, madje edhe komunat e vogla mund të marrin pjesë në projekte të mëdha zhvillimore. Planet e tyre janë mjaft të guximshme: Laktashi synon të ndërtojë një sistem efikas të menaxhimit të mbeturinave; Maglaj është duke punuar në sistemin e ngrohjes qendrore; Livno dëshiron të avancoj aktivitetet e saj të klasifikimit të mbeturinave dhe Jezero është në proces të planifikimit të projekteve që përdorin energjinë e ujit.

Ky projekt u organizua nga PIN dhe Shoqata e Autoriteteve Lokale. Ai u financua nga Republika Çeke në kuadër të Programit të Shkëmbimit të Ekspertëve dhe ishte administruar nga Agjencia Çeke e Zhvillimit.

Author: Tereza Hronová

Artikuj të ngjashëm