PIN ADRESON VARFËRINË ENERGJETIKE NË BOSNJË PËRMES SHTËPIVE TË GJELBRA

Publikuar: 23 sht 2020 Koha e leximit: 2 minuta
PIN ADRESON VARFËRINË ENERGJETIKE NË BOSNJË PËRMES SHTËPIVE TË GJELBRA
© Foto: Člověk v tísni

Nga 50 deri në 125 milionë evropianë sot kërcënohen nga varfëria energjetike. Bosnja dhe Hercegovina është njëra nga vendet më të prekura. Për të mbështetur zgjidhjet e qëndrueshme të energjisë në vend, PIN është duke ndihmuar autoritetet lokale të mësojnë se si të zgjedhin dhe financojnë në mënyrë të qëndrueshme, zgjidhje të gjelbra për qytetarët e vet.

Në maj të vitit 2019, PIN për Bosnjë dhe Hercegovinë, së bashku me 16 partnerë ekspertë, filluan një projekt dyvjeçar të mbështetur nga Bashkimi Evropian i quajtur SMARTER Finance for Families. Nën mbikëqyrjen e “Horizon 2020”, programit të BE -së për kërkimin dhe inovacionin, projekti synon t'i bëjë "Shtëpitë e Gjelbra" dhe "Hipotekat e Gjelbra" më gjerë të disponueshme për konsumatorët në 12 vende evropiane. Detyra e PIN -it është t'i bëjë këto të arritshme për përfituesit me të ardhura më të ulëta në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe më gjerë.

Pas mbledhjes së të dhënave për disa muaj me radhë, ne mbështetëm krijimin e 12 udhëzuesve specifikë varësisht prej shtetit, që shpjegojnë përfitimet financiare, energjetike dhe shëndetësore të objekteve të gjelbra. Zhvilluesit dhe investitorët do të kenë mundësinë të lexojnë për praktikat e mira në vendet e tyre në gjuhën e tyre lokale.


Autoritetet publike të interesuara për zgjidhjen e çështjes së varfërisë së energjisë në komunitetet e tyre, do të jenë në gjendje të përfitojnë nga një katalog që shfaq projekte të suksesshme nga e tërë Evropa, si dhe përmbledhje që shpjegojnë sesi SMARTER mund të ndihmojë në krijimin dhe lansimin e produkteve - hipotekave të gjelbra, të subvencionuara për familjet me të ardhura të ulëta.

Duke qenë i pajisur me të dhëna të besueshme, PIN avokon për produkte gjithëpërfshirëse financiare dhe mbështet zhvillimin e projekteve të reja që adresojnë varfërinë energjetike në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe më gjerë.

A jeni të interesuar të dini më shumë? Shqyrtoni disa nga dokumentet tona kryesore ose vizitoni ueb faqen e projektit.

  • 2 faqësh për zhvilluesit e pilot projekteve për familjet me të ardhura të ulëta
  • Katalog i projekteve të varfërisë energjetike
  • Shtëpitë e Gjelbra & Hipotekat e Gjelbra: Pako për Investitorët Rezidencial & Sipërmarrësit ČESKY, ENGLISH, Bosanski, Srpski, Hrvatski
  • Ky projekt ka marrë financim nga programi i Bashkimit Evropian për Koordinim dhe Mbështetje “Horizont 2020” sipas marrëveshjes së grantit Nr. 847141.
Autor: Člověk v tísni

Artikuj të ngjashëm