Studentët e universitetit janë duke marr punë praktike për të ndihmuar fëmijët me nevoja të veçanta dhe ata nga komunitetet
Publikuar: 25 maj 2022 Koha e leximit: 3 minutaProgrami i Praktikës iu ofron studentëve mundësinë për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta dhe ata nga komunitetet në shkollat e rregullta me shërbime psiko-sociale, asistencë në mësimdhënie dhe logopedi. Studentët e psikologjisë, pedagogjisë, logopedisë dhe edukimit janë pjesë e projektit të PIN “Edukimi për të gjithë” që ka për qëllim promovimin e edukimit gjithëpërfshirës në tetë shkolla dhe dy Qendra Mësimore përreth Kosovës.
Donika Bektashi nga Presheva është në përfundim të studimeve Bachelor për logopedi. Në kohën e saj të lirë, ajo është duke vijuar programin e praktikës në qendrën mësimore të The Ideas Partnership, organizatë partnere e People in Need (PIN). Donika mbështetë fëmijët parashkollorë nga komuniteti Ashkali dhe Egjiptian si dhe i pregaditë ata për fillimin e shkollës.
Donika mund të praktikojë profesionin e saj duke ndihmuar fëmijët si Leoniti.
“Leoniti ka probleme për ta shqiptuar shkronjën SH, dhe është pothuajse 4 vjecar ku dhëmbët e tij do të ndërrohen, Mirëpo ne kemi punuar shumë me të, dhe tani ai është në gjendje ta shqiptojë në zë si dhe në fjali” thotë Donika. Programi pesë mujor i praktikës mund të ndihmojë Donikën në të ardhmen e karrierës së saj për të përmirësuar gjasat e punësimit.
Mihane Fetahu, një psikologe e re, gjithashtu është një praktikante e cila ofron shërbime në shkolla dhe qendra mësimore. “Unë jam duke mbështetur 14 fëmijë me vështirësi në të nxënë. Këtyre fëmijëve iu ofrohet mundësia për të arritur potencialin e tyre të plotë, duke marr parasyshë nevojat e tyre individuale. Ata njihen me konceptet njohëse, shkathtësitë motorike, zhvillimin e komunikimit, mësimin e shkronjave dhe numrave përmes materialeve të ndryshme. Për më tepër, ne gjithashtu i kemi ndihmuar ata në koncentrim si dhe vështirësi të tjera si menaxhim të sjelljes,” thotë Mihanja.
Programi i Praktikës është pjesë esenciale e projektit të PIN “Edukimi për të gjithë”. Deri më tani 56 praktikantë janë angazhuar në projekt duke ofruar shërbime në shkollat përfituese dhe qendra mësimore. “Shkollat përfituese kanë mungesë të shërbimeve mbështetëse si psikolog, logoped dhe pedagog për fëmijët me nevoja të veçanta dhe nga komunitetet e cenueshme. Vecanërisht logopedia është një shërbim krejtësisht i ri që është ofruar në shkolla. Para projektit tonë, prindërit kanë qenë të obliguar ti dërgojnë fëmijët e tyre në seanca private logopedike dhe të paguajnë për to,” pohon Njomza Emini, menaxhere e projektit nga People in Need.
Secili praktikant e ka të caktuar një mentor. Mentorët zhvillojnë takime mujore të rregullta me Varianty – departament i PIN që e promovon edukimin gjithëpërfshirës në Republikën Çeke. Ata i ndajnë përvojat e tyre të punës me fëmijë me nevoja të veçanta dhe nga komunitetet e cenueshme.
Projekti “Edukimi për të gjithë” – Përmbushja e të Drejtave të Fëmijëve dhe Adoleshentëve me Nevoja të Veçanta dhe nga Komunitetet e Cenueshme,” financohet nga Bashkimi Europian – Instrumenti për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut (EIDHR) dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Repubikës Çeke. Implementohet nga PIN dhe dy organizata lokale partnere – The Ideas Partnership dhe Autizmi Flet – në gjashtë komuna të Kosovës. Këto komuna përfshijnë Prishtinën/Pristina, Gjilanin/Gnjilane, Fushë Kosovën/Kosovo Polje, Graqanicën/Gracanica, Lipjanin/Lipljan, and Obiliqin/Obilic.