OWiS Toolkit: Edukimi Global Me Filma - botim për Kosovën
Ky publikim mësimor paraqet mësime audio-vizuale për edukimin global bazuar në një metodologji mësimore interaktive Një Botë në Shkolla (OWIS). Kjo metodologji është zhvilluar nga Departamenti i Edukimit - Një Botë në Shkolla (OWIS) i People in Need (PIN) në Republikën Çeke dhe është përdorur që nga viti 2001 në shkollat në tërë vendin, si dhe në rreth 14 vende të tjera. Megjithëse metodologjia është zhvilluar kryesisht për sferën e arsimit formal, ajo buron nga një festival filmash për të drejtat e njeriut One World dhe nga shfaqjet e komunitetit. Prandaj, ky publikim është paraparë për edukatorët, mësimdhënësit, prezantuesit dhe njerëzit e tjerë që punojnë me grupet e të rinjve ose nxënësit e shkollave në fushën e edukimit qytetar, edukimit global, edukimit për të drejtat e njeriut dhe qytetarisë gjerësisht aktive.