DREJT KLASËS GJITHËPËRFSHIRËSE NË KOSOVË
Publikuar: 15 qer 2022 Koha e leximit: 4 minutaNjë prej pjesëve kryesore të edukimit inkluziv është të sigurohet se të gjithë mësimdhënësit janë të pregaditur të mësojnë të gjithë fëmijët. Mësimdhënësit janë agjent të ndryshimit të cilët me çasjen e duhur i’u mundësojnë fëmijëve të kenë sukses. Edukimi inkluziv qëndron mbi atë se të gjithë fëmijët duhet të qëndrojnë në klasë të njejtë, dhe kjo është ajo se çfarë projekti “Edukimi për të gjithë” është duke u munduar të promovojë përmes aktiviteteve si trajnimi i mësimdhënësve mbi konceptin dhe praktikën e Edukimit Inkluziv.
Mirvete Morina është njëra nga mësimdhënëset e cila është angazhuar në projekt. Ajo thotë se trajnimi i Edukimit Inkluziv e ka ndihmuar atë të përfitojë njohuri të reja mbi çasjen me fëmijët me nevoja të veçanta. “Më ka pëlqyer shumë se trajnimi për Edukim Inkluziv ka përfshirë module si çasja dhe komunikimi me fëmijët me nevoja të veçanta, klima në klasë, bashkëpunimi me prindër si dhe ngacmimi në shkolla. Unë mundohem që këto praktika të përfituara në trajnim ti përdori për ta lehtësuar punën me fëmijë të cilët kanë nevojë për mbështetje shtesë, si dhe të bashkëpunojë me kolegët e mi për përfitim të përgjithshëm të shkollës” përfundon Morina.
Projekti ka punuar drejt ngritjes së kapaciteteve të organizatave partnere në lidhje Edukimin Inkluziv duke bashkëpunuar me programin e edukimit të PIN (Varianty) nga Republika Çeke.
“Trajnerët e Varianty kanë ofruar trajnim për trajnerë nga organizatat partnere, ndërsa tash këta trajnerë janë duke trajnuar mësimdhënës nga 8 shkolla përfituese dhe 2 qendra mësimore. Qëllimi i trajnimit është ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve duke i mësuar ata rreth metodologjive të reja për të punuar me fëmijët me nevoja të veçanta dhe nga komunitetet, komunikimi me fëmijë dhe prindër si dhe si të identifkohet dhe parandalohet ngacmimi” shpjegon Njomza Emini, Menaxhere e Projektit në PIN Kosova. “Ne jemi shumë të kënaqur sepse se Trajnimi për Edukim Inkluziv është akredituar nga Ministria e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit, duke kontribuar drejperdrejtë në qëndrueshmërinë e projektit pas përfundimit” pohon Njomza.
Biljana Jorgić ëshë mësimdhënëse për grupet parashkollore dhe punon në degën e shkollës Miladin Mitić" në Preoc, që përfshinë fëmijë nga komunitete të ndryshme. Ajo thotë se duke marr parasyshë një laramani në strukturë të fëmijëve serb dhe ata nga komunitetet, trajnimi e ka ndihmuar shumë për të punuar me fëmijë.
Ajo shpjegon se gjuha Serbe nuk është gjuhë amtare për shumicën e fëmijëve, e që paraqet vështirësi për ta për të vijuar mësimet më vonë në shkollë.
“Është shumë më e lehtë të punohet me grupe të përziera pasi që ata e mësojnë gjuhën më shpejtë përderisa komunikojnë më shoqëri. Është ndryshe kur unë jam vetëm me ta,” përfundon Jorgić.
Trajnimi për mësimdhënës ka përfshirë udhëzime praktike për të punuar me fëmijët me nevoja të veçanta thotë Jorgić, si dhe pohon se kishte dëshiruar te ketë njohuri edhe para disa viteve kur ka punuar me një fëmijë me Sindromin Down.
“Patjetër se i kisha bërë disa gjëra më ndryshe. Vetem duhet të dish se si ti afrohesh një fëmiu, ti bësh ata të ndjehen të përfshirë si dhe t’iu tregosh fëmijëve të tjerë që ti pranojnë ata si të barabartë. Trajnimi e ka përmirësuar punën time dhe gjithashtu të kolegëve të mi”.
Menaxhmentet e shkollave gjithashtu kanë përfituar nga projekti, dhe Arsim Bejtullahu Drejtor në shkollën “Abaz Ajeti” thotë se mundësia për të qenë pjesë e projektit “Edukimi për të gjithë” ka qenë një privilegj i vertetë për shkollën. “Të gjithë mësimdhënësit e kanë mirëpritur projektin si dhe kanë filluar të ngrisin vetëdijen për tu kujdesur për fëmijët me nevoja të veçanta.” Gjithashtu, ai e vlerëson lartë edhe Programin e Praktikës pasi që përfitues kanë qenë fëmijët me nevoja të veçanta, mësimdhënësit si dhe shkolla në përgjithësi, duke përfshirë vetveten.
Projekti i PIN “Edukimi për të gjithë” ofron trajnime për mësimdhënës dhe stafin tjetër e gjithashtu dhuron materiale shkollore didaktike për 8 shkolla përfituese në 6 komuna në Kosovë - Prishtinë/Pristina, Gjilan/Gnjilane, Fushë Kosova/Kosovo Polje, Graqanicë/Gracanica, Lipjan/Lipljan, and Obiliq/Obilic.
Projekti “Edukimi për të gjithë – “Përmbushja e të Drejtave të Fëmijëve dhe Adoleshentëve me Nevoja të Vecanta dhe nga Komunitetet e Cenueshme,” financohet nga Komisioni Evropian – Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejta Të Njeriut (IEDDNJ) si dhe bashkë – financohet nga Ministria e Punëve jë Jashtme e Republikës Çeke. Implementohet nga PIN dhe dy organizata partnere lokale – The Ideas Partnership dhe Autizmi Flet – në 6 komuna të Kosovës.