PËRFORCIMI I ZËRAVE LOKALË PËR ZHVILLIM TË DREJTË: Grante të vogla për organizatat lokale dhe bazë të shoqërisë civile në Kosovë

People in Need Western Balkans

“Amplifying Local Voices for Equitable Development” (ALVED) është një projekt i financuar nga Qeveria Britanike që zgjat nga shtatori 2020 deri në mars 2023. Projekti zbatohet në pesë komuna në Kosovë dhe në tri njësi të vetëqeverisjes lokale në Serbinë Jugore nga një konsorcium i përbërë nga Peaceful Change initiative (PCi), një organizatë bamirëse e regjistruar në MB, People in Need, një organizatë joqeveritare me bazë në Çeki , OJQ Aktiv
(Kosovë), Peer Educators Network-PEN (Kosovë), dhe Iniciativat Qytetare (Serbi).
Objektivi kryesor i projektit është të sigurojë që qytetarët në Kosovë dhe Serbi të jenë më të aftë për të ndjerë empati ndaj perspektivave të njëri-tjetrit, të luajnë role aktive qytetare në shoqëri dhe të lartësojnë diversitetin. Aktorëve të shoqërisë civile nga baza u ofrohen mundësi për ngritjen e kapaciteteve si dhe financim për iniciativat lokale që synojnë ta përmirësojnë bashkëpunimin mes autoriteteve lokale dhe banorëve.
In Kosovo, kjo skemë e granteve ka mbështetur iniciativat bazë të nivelit lokal për të ndihmuar në trajtimin e ndikimit të Covid-19 në komunitetet lokale. OShC-të e përzgjedhura i trajtuan ndikimet e pandemisë tek të rinjtë (katër projekte), gratë dhe vajzat (katër projekte) dhe personat me aftësi të kufizuara (katër projekte), duke përfshirë aktivitetet ndër-komunitare.

Сочувај