OWiS Toolkit: Edukimi Global Me Filma - botim për Serbinë

Paketa Edukimi Global me Filma bazohet në burimet e publikuara më parë nga Një Botë në Shkolla - OWIS (Jeden svět na školách) e departamentit të People in Need (Člověk v tísni, o. p. s), gjegjësisht: Filmi dokumentar në mësimdhënie: Shënimet universitare Një Botë në Shkolla, People in Need, 2015 Mësimdhënia me film: Paketa metodologjike për filmat dokumentarë në mësimdhënie, People in Need, 2018 Le të mësojmë më shumë rreth të drejtave të njeriut, People in Need, 2012 Dhe mësime, materiale shtesë dhe burime të tjera në bazën e të dhënave të mësimeve audio-vizuale në jsns.cz/ekce

Ky publikim mësimor paraqet mësime audio-vizuale për edukimin global bazuar në një metodologji mësimore interaktive Një Botë në Shkolla (OWIS). Kjo metodologji është zhvilluar nga Departamenti i Edukimit - Një Botë në Shkolla (OWIS) i People in Need (PIN) në Republikën Çeke dhe është përdorur që nga viti 2001 në shkollat në tërë vendin, si dhe në rreth 14 vende të tjera. Megjithëse metodologjia është zhvilluar kryesisht për sferën e arsimit formal, ajo buron nga një festival filmash për të drejtat e njeriut One World dhe nga shfaqjet e komunitetit. Prandaj, ky publikim është paraparë për edukatorët, mësimdhënësit, prezantuesit dhe njerëzit e tjerë që punojnë me grupet e të rinjve ose nxënësit e shkollave në fushën e edukimit qytetar, edukimit global, edukimit për të drejtat e njeriut dhe qytetarisë gjerësisht aktive.

Sačuvaj