Drejt një të ardhmeje më të gjelbër: Themelimi i Fondit të Gjelbër për Kosovën

Prof. Dr. Besnik A. Krasniqi, Ekspert i Ekonomisë Qarkore Dr. Albana Rexha, Eksperte për Integrimin e Perspektivës Gjinore Urim Xharavina, Rilindja Gjelbër Lendita Kastrati, People in Need Kosovo

Procesi i përcaktimit të taksave mjedisore është një instrument i rëndësishëm fiskal që përdoret nga qeveritë për të gjeneruar të ardhura me qëllim zbutjen e ndikimeve mjedisore dhe promovimin e qëndrueshmërisë. Në Kosovë, këto taksa përbëjnë një burim të rëndësishëm të të ardhurave. Megjithatë, ekziston një mospërputhje e qartë mes të ardhurave të arkëtuara dhe shumës së shpenzuar për mbrojtjen e mjedisit. Kosova mbledh të ardhura të konsiderueshme nga taksat mjedisore - të vlerësuara rreth 2.3% të BPV-së - por alokon më pak se 2% të këtyre fondeve për mbrojtjen e mjedisit. Kjo mospërputhje minon efektivitetin dhe besueshmërinë publike të procesit të përcaktimit të taksave të gjelbra, ndërkohë që sfida urgjente si ndotja e ajrit, sistemet joefiçiente të mbeturinave dhe cenueshmëria ndaj klimës mbesin të pafinancuara.

Kjo përmbledhje e politikave bën thirrje për krijimin e një Fondi të Gjelbër për Kosovën - një mekanizëm i dedikuar dhe transparent financimi që do të riinvestonte një pjesë domethënëse të të hyrave nga taksat mjedisore në iniciativa strategjike për qëndrueshmëri. I modeluar sipas praktikave më të mira rajonale si Eko Sklad në Slloveni, Fondi i Gjelbër i propozuar do të mbështeste investimet në energji të ripërtëritshme, efiçiencë të energjisë, cilësi të ajrit, biodiversitet dhe ekonominё qarkore.

Sačuvaj